Shtesat pa leje të banesave përbëjnë një kundërvajtje penale, ku personi që kryen këtë vepër panel përfundon menjëherë në burg.
Ky ligj mesa duket ende nuk është kuptuar nga persona të shumtë, të vijojnë që të bëjnë shtesa pa leje në banesat e tyre, por që përfundojnë në burg. Kështu ka ndodhur edhe me Enver Gurrën 49 vjeç, banues në Korçë.
Ai u arrestua nga specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë pasi dyshohet se ky shtetas ka bërë një shtesë banese, pa lejen e organeve kompetente, ngjitur me pallatin ku jeton , në lagjen nr, 6 të qytetit të Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal./a.r.