Policia e Korçës ka njoftuar se pasditen e sotme si pasojë e daljes nga makina të një automjeti, ka humbur jetën drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet G.Ll.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërlen, të rrethit Devoll, ku ka dalë nga rruga automjeti tip “Mercedes -Benz” me targa DV 1457 A me drejtues shtetasin G.Ll, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Sul. Për pasojë është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, shtetasi G.Ll.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti ka qenë duke dalë nga fshati Vërlen dhe se drejtuesi udhëtonte i vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m.