Një grua e cila kishte dalur ka shtëpia për disa ushtrime të lehta është sulmuar nga një tufë e madhe bletësh të zemëruara.
Sophie Crew ka treguar se si është sulmuar nga bletët kur ajo doli të vraponte.
“Ato ishin shumë të zemëruara, më kanë thumbuar qindra herë, mund të them 30 herë vetëm në kokë, pasi ishin mbërthyer në flokët e mi të djersitura”, ka thënë Sophie.
“Më kanë thumbuar kudo, në këmbë, në fytyrë, në kokë, në shpinë por falë zotit aty ishte një kopshtar i cili më ndihmoi dhe më largoi nga ato”, ka vazhduar ajo.
“Jam me fat që nuk jam alergjike dhe tani jam mirë, por gjithësesi ai djaloshi në kopsht më shpëtoi”, ka përfunduar Crew.
lajmi.net/d.i.