Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Perondi në bashkinë Kuçovë, ku një 55-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugë, është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, Andrea Buçka për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin me vdekje të ketë qenë shpejtësia me të cilën po qarkullonte mjeti në rrugën e fshatit, ndërkohë që drejtuesi është shoqëruar në polici, informon Report Tv.










