Të gjithë ne bëjmë gjykime të shpejta për njerëzit tjerë pa menduar gjatë. Por a keni menduar në fakt se çka po zbuloni
Disa ekspertë kanë studiuar përshtypjet e para për më shumë se 15 vite dhe kanë zbuluar disa gjëra. Kur njerëzit na takojnë për herë të parë ata i bëjnë vetes së tyre dy pyetje:
A mund t’i besoj këtij personi?
A mund ta respektoj këtë person?
Studimi ka nxjerrur në pah shumicën e njerëzve, posaqërisht në rrethana profesionale. Njerëzit u japin rëndësi kompetencave të personit. Kjo ka kuptim, ngase njerëzit duan të dëshmojnë se sa të zgjuar dhe të talentuar janë për ta përballuar punën.
Por në realitet, tiparet e besueshmërisë dhe ndjeshmërisë janë kualiteteti kryesorë me të cilin ndikojnë njerëzit tek ju.
Nga përspektiva e zhvillimit ekspertët shprehen se është e rëndësishme për mbijetesën tonë ta dini nëse një person meriton besimin tuaj.
Gjithsesi ata nuk e mohojnë rëndësinë e aftësisë së një personi apo përvojës së tyre. Këto cilësi janë të zhvilluara vetëm nëse besimi juaj është i vendosur. Përqendrimi i tepërt në shfaqjen e intelegjencës dhe fuqisë tuaj, mund të ju drejtojë në rezultate të padëshirueshme.
Nëse është dikush që doni t’i bëni përshtypje por nuk ka besim tek ju, atëherë do ta keni të pamundur ta krijoni një lidhje të fortë me të. Para se të prisni nga të tjerët që t’i vlerësojnë kualitetet e juaja profesionale, ju fillimisht duhet ta krijoni imazhin e besueshmërisë, sinqeritetit dhe personit me zemër të mirë./ a.k