Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është kundërpërgjigjur reagimeve të Unionit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në lidhje me gjyqtarin Arjan Aliaj, duke thënë se u mbrojt një person, i cili është pjesë e asaj korporate që ka kapur drejtësinë dhe fshihet pas politikës së vjetër, së cilës i shërben.
Gjyqtari Aliaj ishte personi që vendosi për pezullimin e punës së kreut të policisë së shtetit Haki Çako, dhe u kthye në një debat politik. Tahiri argumentoi edhe një herë se ky gjyqtar ka liruar vrasës e përdhunues, dhe është kthyer në detyrë, pikërisht nga korporata e korruptuar që e ka të kollajtë të reagojë për deklaratat e tij, por për këto fakte hesht.
Ministri tha se reforma në drejtësi do të hedhë nga pushteti gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që udhëhiqen nga interesat e tyre financiare dhe nga interesat të asaj pjese të politikës, së cilës ata i shërbejnë.
“Unë bëra disa deklarata lidhur me një gjyqtar, i cili sipas meje dhe sipas shumicës dërrmuese të qytetarëve që janë përballur në gjykata… unë sot përmeda vetëm njërin prej tyre sepse është shkarkuar nga detyra, sepse ka liruar një person që ka vrarë, një person që ka përdhunuar, një person që kishte kryer marëdhënie seksuale me një vajzë… për secilin prej nesh, ky qytetar do të ishte i denjë as për të mos u patur komshi… për uninonin e gjyqtarëve, për KLD, ky është pjesë e sistemit të drejtësisë…
Por për ne këtu, ai nuk do të ishte i denjë as për t’i dhënë dorën, por për këto korporata ai është i denjë për tu mbajtur në detyrë. E them këtë sepse policia e shtetit nuk ka përballë vetëm botën e krimit, por edhe sistemin gjyqësor, gjykata dhe prokurorinë, dhe të gjitha këto për shkak të imunitetit politik që ata gëzojnë. Ata mbrohen dhe mbahen atje ekzaktësisht për shërbimet politike që bëjnë.
Sot pas deklaratave të mia, unionet e prokuroëve e gjyqtarëve janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre. Por si ka mundësi që këta nuk reaguan asnjëherë kur një gjyqtar që ka liruar një vrasës e përdhunues, është rikthyer në detyrë?!
Keni dëgjuar ju të reagojnë, kur njëri prej tyre kapet duke vjedhur, duke liruar një kriminel, një vrasës, një përdhunues?!
Askush nuk ka reaguar, heshtin të gjithë, solidarizohen me njëri tjetrin dhe me një korporatë kriminale. Solidarizohen duke mbrojtur njëri tjetrin. Unë nuk po them se të gjithë gjykatësit e prokurorët janë tëgjithëe të korruptuar apo njëlloj. Ka prokurorë e gjyqtarë shumë të ndershmë që janë modeli sesi nesër do duhet bërë sistemi në drejtësi. Por ata që lirojnë vrasësit e përdhunuesit, janë korporata që ka përfituar nga imuniteti politik ër të bërë biznes me drejtësinë…. Ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar përpara sepse tashmë është e qartë për ne, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, se kush e do dhe kush jo reformën në drejtësi.”- tha Tahiri.
Këto deklarata Ministri i dha gjatë një takimi me efektivët policorë pensionistë, për të cilët u dhanë një sërë çertifikatash mirënjohje./ java/ a.k