Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ftoi në debat publik të gjithë kandidatët duke qënë se debati akoma nuk ka ndodhur.
Bojaxhi theksoi se debati mes kandidatëve është i pazevëndësueshëm me asnjë aktivitet tjetër.
Ai tha : “Vetëm duke debatuar me njëri-tjetrin dhe duke ju përgjigjur pyetjeve të pa censuruara të tyre, qytetarët mund të informohen më mirë për secilin kandidat, mund të sqarojnë pikëpyetjet dhe paqartësitë për secilën alternativë. Kjo është baza për një demokraci”.
“Takimet publike të parapërgatitura nuk e luajnë dot rolin e informimit të publikut. Qytetarët duhet të ballafaqohet direkt me kandidatët pasi vetëm kështu ata do të bëjnë zgjedhje të informuar” – tha kandidati Gjergj Bojaxhi.