Turqia është bërë sërish shënjestër e sulmeve terroriste.
Deri tani mediat turke kanë raportuar se dy policë kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona janë plagosur nga një sulm terrorist që ndodhi në qytetin Mardin të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se shënjestër e sulmit terrorist ishte zyra e Drejtorisë së Policisë së zonës.
Nga ky sulm me bombë janë dëmtuar edhe disa ndërtesa përreth zonës./a.m.