• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Regjistrimi në veri, kur të pajtohen serbët

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të ketë regjistrim të popullsisë në komunat veriore të Kosovës pa e marrë miratimin e përfaqësuesve të serbëve në institucionet e Kosovës.

Ata kanë mbajtur një takim në veri të Mitrovicës të hënën pasdite dhe kanë vlerësuar se aktualisht nuk ka mundësi dhe as kushte për ta zbatuar procesin e regjistrimit të popullsisë në komunat veriore, i cili është dashur të bëhet në vitin 2011.

“Nuk ekzistojnë kushte politike, juridike, sociale dhe të sigurisë për regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës, proces të cilin do të duhej ta zbatonin institucionet e Kosovës deri në fund të këtij viti.

Duhet paraprakisht të punojmë në plotësimin e obligimeve që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës e Beogradit dhe realisht e moralisht duhet të pritet nga serbët e veriut të Kosovës të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë vetëm atëherë kur nëpërmjet marrëveshjeve të gjithë njerëzit në Kosovë të jenë të njëjtë në krijimin e një shoqërie të barabartë”, kanë vlerësuar ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq e Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në një takim, që kanë mbajtur në Mitrovicë, të hënën në orët e pasdites.

Në një deklarate të listës “Srpska”, të cilin e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës, ky është reagimi i parë zyrtar, i siç thuhet, “komplet udhëheqjes së serbëve të Kosovës e Metohisë lidhur me çështjen e regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës”.

Sipas komunikatës, “regjistrimi i popullsisë mund të bëhet vetëm kur të krijohen kushte të stabilitetit politik e social dhe në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave nga viti 2010”. (b.an)

Next Post

Meta takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit: Të miratohet sa më shpejtë "Drejtësia"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In