Detaje të tjera rrëqethëse dalin nga atentati i ndodhur sot në Elbasan, ku mbetën të plagosur dy persona dhe një kalimtar i rastit fare lehtë.
Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë Bledar Muça, mik i Florenc Çapjes, që i shpëtoi Masakrës së Elbasanit ndaj fisit Çapja.
Sipas burimeve, dihet që Çapja, Muça dhe një person i tretë po lëviznin me makinën e Bledarit kur një automjet tjetër u është afruar paralel dhe ka hapur zjarr me kallashnikov.
Për pasojë mbeti i plagosur Muça, një efektive e policisë dhe një kalimtar i rastit. Por burime nga grupi i hetimit thonë se autorët e kanë ndjekur sërish Muçën, edhe kur ishte në ambulancë me qëllim për ta eliminuar raporton Panorama.
Kjo ngre dyshime të forta se objektivi ka qenë ai. Por autorët më pas janë larguar duke hedhur edhe armën e krimit, e cila është sekuestruar nga Policia./a.m.