Filmat e viteve ‘40, tejet estetikë të zhanrit “noir”, të karakterizuar nga cinizmi, në fakt cilësoheshin si avangardë të Hollywood-it.
Shumë prej tyre bazoheshin në ekspresionizmin gjerman. Të tjerët ishin më shumë surealë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe derisa shumica karakterizoheshin nga natyralizmi, ishin disa – si “Phantom Lady” i Robert Siodmak apo “Detour” i Edgar G. Ulme – që dukeshin si ëndrra.
“The Chase” (1946) i bazuar në romanin e shkrimtarit Cornell Woolrich, i takon zhanrit “noir”, një amulli në të cilën më shumë se një prej personazheve duket se vuajnë nga amnezia dhe struktura e narracionit sugjeron një ëndërr brenda ëndrrës.
Me dekada ka qarkulluar si pronë publike dhe në format DVD, por tani është restauruar nga “U.C.L.A Film & Television Archive” dhe po riqarkullon si disk.
Sa i përket “The Chase”, i cili zë vend në mendjen e protagonistit Chuck Scott, i cili si shumë antiheronj të filmave “noir” është veteran i Luftës së Dytë Botërore.
Ai na prezantohet duke qëndruar jashtë një kafeneje në Maiami, ku me uri shikon petullat duke u rrotulluar, kur sikur me magji, një kuletë i del para këmbëve të tij. Scott e kthen kuletën.
Pronari na del të jetë pjesë e një bande dhe quhet Eddie Roman (Steve Cochran), i cili jeton në një pallat të bardhë bashkë me statujat baroke dhe me mikun e tij Peter Lorre. Roman i cili mban qenin e tij të ngordhur dhe e lidh gruan e tij të palumtur, e punëson Scottin që të bëhet shoferi i tij.
Përveç faktit se shefi i tij ka mundësinë që t’i kontrollojë shpejtësitë nga ulësja prapa, detyra e Scottit është që të vozisë gruan e Romanit, në një vend bosh ku ajo mund të shohë nga afër lundruesit në det…(b.an)