Një autobus me turistë në jugperëndim të Francës është qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur 6 persona. Mes të plagosurve janë edhe disa fëmijë.
Autobusi që u qëllua me breshëri është me turistë çekë. Deri tani, nuk ka informacione për autorët që qëlluan me armë.
Autobusi po kthehej për në Çeki pas një udhëtimi në Spanjë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të plagosurit u goditën nga copat e xhamave, raporton Noa.al.