Besnik Hasi është zyrtarisht trajneri i ri i Legias së Varshavës. Prezantimi i tij u bë rreth orës 19:30. Hasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe pritet të fillojë punën së shpejti me klubin polak.Pak ditë më parë Hasi i dha lamtumirë klubit të Anderlechtit.
Pas largimit nga belgët, Hasi pati oferta nga disa klube, por ish-futbollisti i Kombëtares firmosi për Legia Varshavën, shkruan PS. “Kam kaluar 14 vite të bukura me këtë fanellë si lojtar, asistent-trajner dhe trajner i parë.
Ky klub do të jetë gjithmonë në zemrën time. Dua të falënderoj presidentin dhe bordin për mundësinë që më kanë dhënë.
Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi, i jam mirënjohës për përkushtimin”, tha 44-vjeçari pas largimit nga ekipi i Anderlechtit, referon Express. (b.an)