Në mungesë të opozitës në Parlament ka qenë Ben Blushi ai që është përplasur me deputetët e mazhorancës.
Blushi është përplasur ashpër me ministrin Tahiri, Ahmetaj dhe deputetët Braçe e Gjylameti.
Ja replikat e tyre:
Saimir Tahiri: I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, se është një gjë ta dëgjosh nga Saliu e opozita se kjo është pjesa e të bërit politikë, por jo nga ty e të thuash që s’je socialist se socialistët mbrojnë kriminelët nuk e pranoj, jam i fyer. Kush i mbron bandidët këtu, unë, Dashi, Pandi, Gramozi, Erjoni e me radhë? Dëgjova që ti the se s’je socialist se socialistët mbrojnë bandat, kjo është cështja jote, edhe sipas meje nuk je më në fakt.
Erjon Brace: Jemi jashtë rendit të ditës totalisht. Unë kujtoja se seancën këtu e prish PD apo Berisha, për fat ai s;është sot në parlament, do ju ftoja të kaloni në rendin e ditës, janë pr/ligje shumë të rëndësishme.
Ben Blushi: U ftova në një debat që s’e kërkova dhe ky debat për këdo që e ciëlson jashtë rendit është vetë jashtë rendit të ditës se ky Parlament ka 20 vjet që është jashtë rendit se për pak raste diskuton se për cfarë është rendi i ditës dhe i jetës për shqiptarët. Sajme, pse ti do më tregosh mua se çfarë është të jesh socialist, dhe jam apo s’jam unë socialist? Beson se e ke këtë tagër ti për të më treguar mua se cfarë është një socialist i ndershëm? Unë s’mund të paguaj cmimin e të qenit socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh përdhunuesit, unë se paguaj dot cmimin e të qenit socialist nëse të jesh socialisht do të thotë të iki deputeti me kontrabandistin e drogës në makioë, të shkosh në gjykatë dhe gjykata të thotë se ke abuzuar me fondet publike dhe për këtë arsye s’je më deputet, nëse 10% e kryetarëve të bashkive që kjo parti ka kandiduar janë në konflikt me ligjin në Shqipëri apo jashtë Shqipërie, nëse kjo parti nuk mbron por cënon cdo ditë interesin publik? Ta shpjegoj? Në fakt kësaj i kam gjetur alibi, por s’është alibi, është mbrotje pozitive. S’është PS detyrimisht në konflikt me interesin publik, është vllazëria e vesit, Rilindja edhe këto që the sot ti nuk mbrojte PS, ti mbrojte Rilindjen që është një skemë e falimentuar e vesit e dhunës, e nënshtrimit të ligjit, kë po mbron?
Blushi i drejtohet Idrizit kur ai kërkon që të ndalojë: Të lutem hiqe atë fishkëllimën se më duket sikur flet njëri nga këta.
Ndërhyn Gjylameti
Blushi i përgjigjet Gjylametit: Gjylameti ca ke? Ca ke se unë jam në kohën time se nuk jam marrë me ty, ti je një rilindase e devotshme..
Blushi i drejtohet Tahirit: Fole më shumë për mua se për atë që ka përdhunuar, kush ka përdhunuar unë apo kreu i bashkisë së Kavajës? Ai më kërcënoi mua me mesazh…
Blushi i drejtohet Gramoz Rucit: Doli kreu i grupit parlamentar dhe tha se ka qenë një komunikim personal, Gramoz ne kemi 20 vjet që komunikojmë në mënyrë personale por unë s’të kam shkruajtur ashtu. Kë mbrotje Gramoz interesin personal apo atë që ka përdhunuar? Kë mbron ti Saimir, ata që duan të bëjnë karrierë pa përdhunuar njeri, pa vjedhur, pa cënuar njeri, pa pasur nevojë të ketë një mik nga ne, ne s’po e përfaqësojmë më këtë gjë, ëëhtë një cmim që s’kam pse e përballoj. S’ka ardhur koha asnjërit nga ju të më tregojnë se kush është socialist. Nëse të jesh socialist dmth të jesh si Rlvis Rroshi, KocK kokëdhima, Shkuriu, Arben Noka, unë s’jam socialist Po pyetja është kush do të jetë socialist? unë jo e jo. Mbroni akoma partinë para Shqipërisë, kjo është e turpshme… Ka vetëm një mundësi për ju ta lini këtë parti të jetojë normalisht… historia ka një vend për të gjithë ata që bëhen me krimin.
Erjon Brace: Është socialist njëri apo tjetri, të shkojë në parti, nëse si mjatfon të shkojë edhe në anëtarësi. Nëse do të kuptojë kush është PS, jau them unë, kjo është PS që ka vënë ligjin mbi partinë. Për herë të parë në historinë 25vjecare nuk ka parti që të ofrohet si ombrellë për cdo lloj keqbërësi i ballafaquar me ligjin dhe gjykatën. Kjo është PS…
Saimir Tahiri: Ne e shtrimë dekriminalizimin deri në administratën publike, ky është produkt i vetëdijës që nesër të rinjtë të mos kenë merak se ca do dëgjojnë nga Kuvendi, kjo nuk funksionon kështu, këtu nuk ka njerëz me më shumë kredo morale se sa ca të tjerë, për sa kohë që ligjit jemi të detyruar ti bindemi, kush shkon përtej ligjit ka punë me drejtësinë, kjo është kultura, e jo kultura e akuzatorit që vjen e ngre gishtin ndaj kujtdo. Të jesh socialist nuk do të thotë të kesh lidhje me emrat që përmende, unë s’marr njeri në mbrojtje kur ka cështje me ligjin, por të përdorsh një emër e ti vësh njollë të gjithëve nuk shkon, është kjo arsyeja pse reforma në drejtësi i jep zgjidhje përfundimtare. Nuk mudn t’i drejtosh gishtin kolegëve edhe nga opozita po të duash, ti bësh mbrojtës të krimit e bandave, ka instrumente e institucione, cdo gjë që del jashtë këtij kufiri ka interes politik.
Arben Ahmetaj: S’ka emra të përveçëm që mbrohen nga një parti. Ke të drejtën tënde realisht që të përfitosh nga mungesa e opozitarit të përhershëm, nëse do bënim një debat tradicional je apo je socialist, një socialist kritikon, nuk baltos, është në interes të asaj që mbron partia, qeveria dhe aleanca e tij dhe nuk del të thotë njëlloj si ai. Të njëjtën gjë që the ti sot, a thotë Luli e Saliu që shumica mbron kriminelët, e spostove veten krah atyre emrave, të njëjtën gjë thua edhe për ekonominë, një socialist i mirë kritikon, begenis shifrat, fantazon mbi shifrat, por nuk i mohon dhe nuk tenton ti përmbysë, një socialist i mirë e shkelmon vesin, mos e shkelmo ‘vesin’ që ka kjo parti e qeveri, atë të ndryshimit të të bërit reformë. Ne morëm interesin publik mbi interesin e një socialisti të vetëm apo dy apo dhjetë, dhe jemi të qartë se ai është i përputhur me përpjekjen tonë për të ndryshuar vendin, të luftosh varfërinë është ndryshe të ngacmosh emocionalisht të varfërit, ke dashur të përdorësh të varfërit që kjo qeveri të mos luftojë kurrë varfërinë. Pse nuk ndalon me mua të shohësh regjistrin e ndërmarrjeve të reja, spcialistët e mirë gëzojnë si fëmijë për një shfër që rritet, Braçe, Ruci, Majko, Xhafa, Fino, e kush të duash ti, apo edhe Gjylameti, që gëzojnë si fëmijë kur ka një rritje, por ti me Mozën keni vendosur të krijojë parti të re, mos e krijoni mbi baltë se do i ngjani të vjetrës, do bëheni si dy apo tre pika uji mbi partinë që hedh baltë, ju diferencon nga ne, ne “ves” kemi ndryshimin.
Ben Blushi: U habita se fola për një cështje që shqetëson vendin dhe miqtë e mi më ftuan në Kongresin e PS, atë e kemi mbaruar prej tyre muajsh, nuk ishte dita për kongresin nr 2, ka një tendencë këtu që unë godas Rilindjen dhe jo Saliun, unë jetoj në Shqipëri prej 25 vjetësh e fundit, kur shumë këtu nuk i di ku ishin, por në jetët e tyre private dhe ca mbase edhe me Saliun, une me pak miq e kemi rrëzuar Saliun me një gazetë, për të rrëzuar Rilindjen do bëj edhe më pak dhe kjo është e sigurtë, jo me një gazetë por me një fjalë sikur të kem mundësi do ta përdor për të rrezuar Rilindjen se nuk ka asnjë ndryshim nga Saliu, nëse doni ta përsërisni kongesin prapë jam i gatshëm të vazhdoj.
Vangjel Dule: Keni të drejtë se Blushi ka bërë fajin më të madh të jetës së tij, ka mbetur socialist dhe nuk pranoi të bëhej Rilindas alla Rama. Kam një këshillë për ju, Blushi e ka ngritur stekën në nivelin e kryeministrit si për nga gjatësia, mo u bëni pjesë se ju e keni kaluar stekën gjithmonë nga poshtë kjo nuk ju nderon. Tani zoti Majko meqë ka shumë pretendime për fjalën do ua jap juve ta lexoni, ta censuroni e pastaj të vij e ta mbaj unë në foltore.
Erjon Brace: Grekët e lashtë i kam për zemër, këta të sotmit nuk i kuptoj se këta të sotmit e kanë harruar Berishën e lashtë, që i ka arrestuar, grabitur dhe përdhunuar. U ngrit shqetësimi i madh që përmendet këtu Berisha, natyrisht unë e përmend me fakte e prova e sa kohë krimet nuk do ndëshkohen, do e përmend përsëri, edhe për ato që ka kryer ndaj minoritarëve grekë, as kam ftuar e as ftoj njeri, me modesti tregoj vendin, kur shumëkush në këtë grup apo PS mbronte me gjak, lirinë e shqiptarëve, për të folur, votuar apo zgjedhur, ka pasur plot që ngjyenin penën me gjakun e tyre. di që në Jug ka plot njerëz që ndodhen në siklet sepse në jug janë grabitur mijëra ha toka, e pas tyre ka emra, nuk i di cilën kombësi kanë, janë jadutë, kanë vjedhur tokat e vendasve dhe sot cirren të mbrojnë të njëjtat vjedhje, bregu e di këtë.