Një 31 vjeçare ka nisur një romancë të rrezikshme me një koleg pune i cili është më i vogël se ajo dhe për më tepër ajo është e martuar dhe me fëmijë.
Duket se bashkëshorti i saj ‘nuk ia mbush me syrin’ dhe ajo është hedhur në krahët e kolegut.
Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së ‘The Sun’.
Letra e vajzës
“Kam filluar të bëj seks me një koleg pune pasi të gjithë largohen nga zyra. E përsërisim disa herë në javë por është e rrezikshme ama edhe eksituese në të njëjtën kohë. Unë jam 31 vjeç ndërsa ai është 24 vjeç. Kur erdhi në fillim në punë më pëlqeu shumë dhe fillova të flirtoja me të. Një ditë pasi ika nga puna harrova diçka dhe kur u ktheva ta marr ai ishte vetëm në zyrë dhe ndenja me të duke biseduar. Ditën tjetër lashë diçka me kastile që të kthehesha dhe më pas bëmë seks.
Unë jam e martuar dhe kam një vajzë por burri im nuk më pëlqen më…ai është 39 vjeç por duket shumë më i vjetër. Tani unë dhe i dashuri im takohemi çdo të mërkurë kur burri im nuk është në shtëpi dhe vajzën e çoj tek mamaja por gjithashtu takohemi edhe në zyrë pasi kolegët ikin. Nuk është se dua të ndahem nga im shoq por nuk dua as të ndaloj eksperiencën me të dashurin”.
Përgjigjja e psikologes
“Ti nuk do të jesh në gjendje t’i mbash të dy, ndaj zgjidh. Ose shkatërro familjen tënde duke vazhduar me të dashurin ose ndahu prej tij dhe fillo të rregullosh jetën tënde familjare”./Blic/