Kryeministri i Holandës, Mark Rutte u është bashkuar thirrjeve drejtuar Britanisë së Madhe për të mos braktisur Bashkimin Europian, duke paralajmëruar për pasoja katastrofike.
“Do të ishte një lajm shumë i keq për Britaninë, për Holandën, për të gjithë Europën”, ka deklaruar Rutte. Kjo, sipas tij, për dy arsye.
“E para sepse Holanda dhe Britania janë vende partnere, prosperiteti ynë dhe aftësia për të krijuar vende pune është bazuar tek tregtia e lirë, tek politika e kufijve të hapur”, ka thënë Rutte.
Së dyti, ka shtuar ai, “do të ishte e pashmangshme për ne dhe shumë vende të tjera europiane të ndjekim të njëjtat propozime sikurse Britania dhe do të niste kështu gara për të prekur fundin”.
“Dhe është pikërisht kjo të cilën ne nuk duam”, ka thënë Rutte.
TCH/d.i.