• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nisma për Kosovën, Krasniqi: Shteti po falimenton

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi në një mesazh në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeparlamentarit Veseli, ndërsa ka pohuar se shteti po falimenton. Nga ana tjetër ai iu drejtua Veselit se ky i fundit duhet t’ua zgjidhë problemet punëtorëve të Fabrikës së Tubave.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka shkruar se krerët institucional nuk i njohin përgjegjësitë e tyre kushtetuese, ndërsa sipas tij, në këtë mënyrë nuk mbahet shteti.

Postimi i plotë i Krasniqit:

KESHTU NUK BËHET E AS MBAHET SHTETI!

“Shtetet bëhen me luftë”, por e gjithë çështja është, si mbahen e zhvillohen shtetet. Bazamenti i shtetit është Kushtetuta, nga e cila burojnë ligjet. Ligjet duhet të jenë të standardeve ndërkombëtare, pa të cilat nuk ka shtet të së drejtës. Aty ku nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka liri, demokraci e zhvillim ekonomik. Vetëm aty ku ka sundim të ligjit (të standardeve), ka zhvillim, progres e jetë të dinjitetshëm për qytetarët.

Për t’i thënë të gjitha këto më shtyri deklarimi i Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ju paska thënë punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt siç raportojnë mediat se: “Veseli u premton punëtorëve të Fabrikës së Tubave se do t’ua zgjidh problemet”. Me ligjet në fuqi për privatizimin e Pronave (Ndërmarrjeve) Shoqërore e Publike, punëtorëve nga shitja u takojnë 20% të shumës se shitjes. Punëtorët të cilëve ju premton Veseli kërkojnë më shumë. Atëherë shtrohet pyetja: Si kryetari i Kuvendit të Kosovës mund t’ua zgjidhë çështjen më shumë se të ndërlikuar? Ku do ta mbështet ai një zgjidhje tjetër, veç asaj që e parasheh ligji?

Nëse Kryetari thirret në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai është antikushtetues, pasi nuk ka pasur parasysh asnjë ligj që rregullon lëndën e privatizimit?! Pyetja shtrohet çka tregojnë këto dy raste dhe shumë raste të tjera të qeveritarëve të djeshëm e të sotshëm? Tregojnë se krerët e institucioneve tona shtetërore, nuk i njohin përgjegjësit e tyre Kushtetuese. Nuk i njohin ligjet në fuqi, mbase dhe nuk dëshirojnë që t’i dinë ato. Çështja është, me ketë kulturë institucionale që është instaluar në Kosovë, a mund të mbahet shteti, a mund të zhvillohet e ligjësohet ai? Unë dyshoj dhe dyshoj shumë! Me këto veprime të krerëve të institucioneve kryesore të shtetit, përfshirë edhe punën kriminale të Komisionit qeveritar për veteranet, shteti nuk mbahet, përkundrazi, shteti shkon drejt falimentimit.

Atëherë kush duhet të shpëtoj shtetin nga falimentimi, nëse jo krerët e institucioneve më të lartë të shtetit?!

Next Post

Masakër në Somali, 15 të vrarë nga Al Kaeda, përfshirë dy deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In