Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë hapet sot në Zvicër sot, pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij.
Tuneli 57 kilometra do të sigurojë një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë nën Alpet zvicerane mes Europës veriore dhe asaj jugore.
Zvicra thotë se ky tunel do të revolucionarizojë transportin evropian të mallrave, i cili cili aktualisht kryhet me një milion kamionë në vit.
Projekti, i cili ka kushtuar më shumë se 12 miliardë euro u miratua nga votuesit zviceranë në një referendum në vitin 1992.
Tuneli shkon deri në 2.3 km nën sipërfaqen e maleve e shkëmbinjve me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius.
Inxhinierët e projektit deklarojnë se kanë shpërthyer dhe shkatëruar mbi 73 lloje të ndryshëm shkëmbinjsh, masë e cila ka shkuar deri në 28 milion ton shkëmb të gërmuar.
Nëntë punëtorë kanë humbur jetën gjatë punimeve.
Kur shërbimet e plota të fillojnë në dhjetor, koha për udhëtarët mes Zyrihut dhe Milanos do të reduktohet nga një orë deri në dy orë e 40 minuta.
Rreth 260 trena mallrash dhe 65 pasagjerësh do të kalojnë përmes tunelit në më pak se 17 minuta.
Tuneli i ri ka ndryshuar klasifikimin botëror dhe për pasojë tuneli hekurudhor Seikan në Japoni prej 53.9 km radhitet në vendin e dytë dhe ai që lidh Britaninë e Madhe me Francën, Channel Tunnel, klasifikohet në vendin e tretë.
Në hapjen e madhe të tunelit janë të pranishëm Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez François Hollande dhe kryeministri italian Matteo Renzi.
Oranews/d.i.