Hammasa Kohistani është 29-vjeçare dhe ka lindur në Uzbekistan. Në vitin 2005, ajo e fitoi titullin ‘Miss Anglia’. Prindërit e saj janë nga Afganistani, por ishin shpërngulur në Uzbekistan gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.
Më vonë u kthyen në vendin e tyre, mirëpo pas okupimit të qytetit të tyre u detyruan që të shpërngulen përsëri duke shkuar në Britani të Madhe, më saktësisht në Londër, ku jeton sot e kësaj dite.
Hammasa flet gjashtë gjuhë duke përfshirë edhe anglishten, rusishten dhe gjuhën perse. Në vitin 2006 ka zbukuruar revistën e njohur Vogue, ndërsa aktualisht është ndër modelet më të njohura në Londër.
Në kohën e lirë merret me blogun e saj, ku publikon kombinime të përditshme të modës. telegrafi