• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë 12 Smartphonët më të mirë të vitit 2016 (FOTO)

by Java News
31/05/2016 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesin e propozimeve të shumta në treg në muajt e fundit janë zgjedhur smartphone-t më të mirë për sa i përket dizajnit, projektimit, performancës dhe çmimit.

Kemi ardhur në gjysmën të vitit 2016 dhe po bëhen bilancet e para për produktet më të mira hi-tech në treg. E nisim me sektorin e smartphone-ve që si gjithnjë novacionet janë me bollëk.

Alcatel Idol 4 (279 euro)

Screenshot_1

Në tregun e teknologjisë, asgjë nuk lihet në dorë të fatit. Këtë e provon kjo Idol 4, gjenerata e dytë e Alcatel.  Me ekran 5.2 inch Full HD, procesco okta-core, 2 gb ram, dhe me kamerë të pasme 13 megapixel është një nga versionet më interesante që mund të zgjidhni.

 

Honor 7 (349 euro)

Screenshot_2

Kym und të jetë një alternativë më e mirë për një iPhone me kosto të ulët. Honor 7 është një pajisje e fuqishme dhe me dizajn të mirë, dhe ka një çmimqë është pak a shumë sa gjysma e një Apple. Kamera 20-megapixel, 3 gb RAM, lojëra elektronike, ekran i plotë HD 5.2 inch, dhe processor 2.2 Ghz.

 

Motorola X Force

Screenshot_3

Edhe pse i prodhuar në 2015, Moto X Force e ka të drejtën të konkurrojë ndër më të mirët jo vetëm për bagazbin e tij të lavdërueshëm funksional, por edhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme të rezistencës. Është pajisja e parë e vërtetë me një ekran pothuajse të pathyeshëm.

WIKO Fever  (249 euro)

Screenshot_4

Wiko ka shumë pak kohë që ka rifreskuar portofolin e saj e të produkteve me një version të ri, që ishte best-seller në vitin 2015. Rezultati është një smartphone sigurisht më i këndshëm në të prekur, me korniza metalike, dhe një bagazh funksionesh shumë të tepërt në krahasim me çmimin. E ka pothuajse çdo gjë që duhet të ketë një smartphone.

 

Sony Xperia Z5 (599 euro)

Screenshot_5

Prej disa vitesh, strategjia e Sony-t në sektorin e smartphone-ve ka një drejt të caktuar, qe cila prodhon pak produkte por me një cilësi shumë të lartë. Për shembull Sony Xperia Z5, një smartphone i papërshkueshëm nga uji dhe për më tepër një mrekulli në fotografi me kamerë 23 megapixel.

 

Microsoft Lumia 950 (599 euro)

Screenshot_6

I pari telefon me programin Windows 10 është mjaft i njohur, jo aq shumë për paraqitjen e tij, por më shumë për bagazhin e madh të funksioneve që përmban. Me teknologjinë Continuum mund të transormohet smatphone në PC. Ekran 5.2 inch, procescor 1800 MHz, është një ndër telefonat më të kërkuar të momentit.

 

iPhone SE (509 euro)

Screenshot_7

Merrni një iPhone 6S dhe “organet” e tij çojini në një iPhone 5S dhe do të marrësh një nga telefonat më të fuqishëm të momentit. Edhe pse jo një nga telefonat më ekonomikë të katalogut të Apple, është një iPhone i mirë, i lehtë në peshë dhe po ashtu në përdorim.

 

HTC 10 (749 euro)

Screenshot_8

Estetikisht është një nga smartphone-t më të bukur për të t’u parë dhe për t’u prekur, sidomos nga prapa. Ndërsa përsa i përket performacës shumë pak mund të kundrshtotsh në zgjedhjet që HTC ka bërë këtë rast. Me 4gb Ram, dhe plot cilësi të tjera të mira, është ndër telefonat më të mirë që ekziston në treg, pavarësisht çmimit pak të shtrenjtë.

 

LG G5 (699 euro)

Screenshot_9

Ideja për të blerë këtë smartphone është e shkëlqyer, një telefon modular që mund të pasurohet me një seri aksesorësh. Kamera 360 gradë, 4 gb Ram, processor 820, sensor me gjurmë gishtash, ekran Full HD 5.3 inch.

Huawei P9 (599 euro)

Screenshot_10

Me këtë model Huawei ka sjellë ambiciet e kompanisë kineze të telefonave android më të mirë. Me ekran 5.2 inch ka një kamerë fotografike me dy lente. Ajo ka përmirësuar qartësinë, ndriçimin dhe thellësinë në të shkrepur

 

IPhone 6S (779 euro)

Screenshot_11

IPhone i 2016-ës do të vijë në shtator, por deri atëherë janë dy modelet super të 2015-ës, IPhone 6S dhe IPhone 6S Plus

Perla e vërtetë e këtyre telefonave qëndron në teknologjinë 3D Toouch, por ajo që të bind më shumë është ekuilibri perfekt ndërmjet haduerit dhe softuerit. Çipi A9 duket të jetë motori perfekt për të bërë sistemin iOS të funksionojë.

Samsung Galaxy S7 (729 euro)

Screenshot_12

Projekti i Galaxy ka arritur kulmin me një telefon, në fakt dy, S7 i thjeshtë dhe S7 edge. Shumë të bindshëm për sa i përket dizajnit dhe performacës së tyre, shkruan Tirana Observer.

Është sidomos version me ekran të lakuar që meriton të gjitha duartrokitjet. Samsung ka arritur të përqendrojë të gjithë të mirat e teknologjisë në një aparat të vetëm.

Next Post

Ja djaloshi 4 vjeçar që ra dje në rrehtimin e gorrillës në kopshtin zoologjik në Cincinnati (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In