Ajo që reklamohet në faqet e shitjeve në internet jo gjithnje është ashtu siç prezantohet dhe jo në pak raste është shumë, shumë herë më keq.
Rasti më i fundit është ai i një të riu nga Leicester, i cili vendos që të blejë pantallona xhinsi në një dyqan online, por habitet nga porosia që i vjen në shtëpi.
George Riggall, 20 vjeç, mbeti totalisht i zhgënjyer nga pakoja që i kishte ardhur edhe pse kishte bërë disa blerje të tjera të mëparshme në të njëjtin dyqan online dhe ishte i sigurt për seriozitetin e tij.
Ato që erdhën ishin shumë më të gjata se masa normale, dhe bënë që nëna e tij të qeshte me të madhe. “Nuk e di kujt mund t’i bëjnë të tilla xhinse. Askujt me siguri”, shkroi ai kur postoi foton në rrjetet sociale.
Por duket se rasti i George nuk ishte i pari. Menjëherë sapo ai postoi në rrjetet sociale një foto me pantallonat që i kishin ardhur dhe menjëherë edhe persona tjerë postuan raste të ngjashme.
Lajmi/d.i.