Ditëlindje e hidhur për Marco Reus. Lojtari i Borussia Dortmund sot feston 27-vjetorin, por ndërkohë ka marrë edhe lajmin se nuk do të jetë midis 23 të përzgjedhurve të Gjermanisë për finalet e Euro 2016. Reus është në fazë riaftësimi nga një dëmtim dhe nuk ia ka dalë të shërohet plotësisht. Trajneri Joachim Löw ka marrë kapitenin Bastian Schweinsteiger, që gjithashtu vjen nga një dëmtim.
Reus, i cili humbi edhe botërorin e dy viteve më parë nga një dëmtim i ditëve të fundit para startit, e priti pa e bërë dramë lajmin e trishtuar.
Veç tij, mbeten jashtë edhe Julian Brandt, Karim Bellarabi e Sebastian Rudy, ndërsa do të jenë të rinjtë Kimmich, Weigl e Sané.
Lojtarët që do të përfaqësojnë Gjermaninë:
Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Marc-André ter Stegen (Barcelona), Bernd Leno (Bayer Leverkusen)
Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern), Jonas Hector (Köln), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Benedikt Höwedes (Schalke), Shkodran Mustafi (Valencia), Emre Can (Liverpool), Antonio Rüdiger (Roma)
Mesfushorë/Sulmues: Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Özil (Arsenal), Julian Draxler (Wolfsburg), Lukas Podolski (Galatasaray), Thomas Müller (Bayern), Bastian Schweinsteiger (Manchester United), Joshua Kimmich (Bayern), Julian Weigl (Borussia Dortmund), Mario Gomez (Besiktas), Mario Götze (Bayern), Leroy Sané (Schalke), André Schürrle (Wolfsburg).
D.I.