Zbardhet telefonata e cila shpëtoi 18 emigrantët shqiptarë nga mbytja në Kanalin e La Mansh. “Më telefonoi nipi. Është në një barkë, po vdesin. Më thanë që shohin dritë nga anijet e tjera. Ndoshta janë afër brigjeve. Por po mbyten. Nxitoni.” Është kjo telefonata që xhaxhai i njërit prej djemve Santiliano.P që ndodhej në gomone u dërgoi autoriteteve.
Mes errësirës, mungesës së informacionet ishte e veshtirë të gjendeshin koordinatat e sakta të gomones që po mbytej. Por kjo telefonatë ishte shpëtimi i emigrantëve shqiptarë jeta e të cilëve ndodhej në rrezik.
Në gomone ndodhej edhe 16-vjeçari me inicialet Santiliano.P i cili ishte nisur nga Shkodra. Ai donte të shkonte në Londër, e për udhëtimin pagoi 12 mijë euro. Ishte pikërisht Santiliano i cili telefonoi xhaxhanë që jeton në Milano, për t’i kërkuar ndihme. E ky i fundit vuri në lëvizje autoritetet.
Më poshtë pasqyrohet biseda dhe telefonata e cila shpëtoi jetët e shqiptarëve që ishin nisur drejt Britanisë:
Milano: “Më telefonoi nipi. Është në një barkë, po vdesin”
Zotëri ku ndodheni?
Në Baranzate(qendër e vogël në very të Milanos)
Po nipi juaj ku ndodhet?
Në det, me të tjerë shqiptarë. Po shkojnë në Angli. Por gomonia u prish.
Një skenar dramatik. Është ora 2 e mëngjesit, autoritetet e Milanos po ndjekin grupet e fundit të tifozëve që shkojnë në Spanjë pas mbarimit të finales së Champions League. Në këtë situatë shpërqëndrimi është edhe gomonia e cila po mbytet, mijëra kilometra larg në Kanalin e La Mansh.
Komunikimi është i paqartë. Duhet ekuilibër për të qetësuar personat por edhe për të marrë informacione të shpejta. Polici i 112 përpiqet të mbledh sa më shumë detaje. I kërkon numrin djalit. Një tjetër agjent telefonon. Telefoni është i fikur. Kjo është situata nga ana e tokës ndërsa atje në ujë fat i të rinjve është në dorë të fatit.
Biseda me xhaxhanë vijon…
Nga janë nisur? pyesin agjentët
Nga Belgjika, përgjigjet xhaxhai
Ku ndodhen tani? Keni ndonjë adresë?
Më thanë që shohin dritë nga anijet e tjera. Ndoshta janë afër brigjeve. Por po mbyten . nxitoni! ishte thirrja e xhaxhait të djalit.
Bëhet fjalë për 16 vjecarin Santiliano P i cili ishte nisur nga Shkodra, djali që arriti të telefonontë xhahxhë që ndodhej në Milano për t’i kërkuar ndihmë. Për udhëtimin ai kish paguar 12 mijë euro dhe ishte cuar në Belgjikë ku do të pritej nga një familje franceze. Të dhënat e para ende janë të paqarta por mesa duket trafikantët e Veriut poi cojnë bazat në Lindje. Santiliano e telefonoi xhaxhanë që ndodhej në Milano nga një numër anglez,të cilin mund t’ia ketë marrë njërit prej skafistëve. Pas kësaj telefonate, ky numër nuk ka dhënë më sinjal.
Në pak minuta pas dhënies së sinjalit SOS shkojnë edhe ndihmat e para, një helikopter 2 anije shpëtimi. Gomonia e cila po mbytej ndodhej 2 milje larg nga brigjet. Ndërsa në bord ndodheshin 2 anglez dhe 18 emigrantë shqiptarë mes të cilëve 1 grua dhe 2 fëmijë. Mbas orës 4 Interpol konfirmon se Operacioni përfundoi dhe fatmirësisht të gjithë u shpëtuan.
Por zbarkimet vijojnë, mëngjesin tjetër një tjetër gomone e braktisur gjendet në fshatin Dymchurch, mesa duket udhëtimi i tyre ka përfunduar.
Shqiptarja.com