Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon angazhimin e tij për përmbushjen e reformës në drejtësi. Lu vijon të jetë mjaft aktiv duke bërë rolin e ndërmjetësit mes mazhorancës dhe opozitës për gjetjen e konsensusit.
Pasditen e së hënës ambasadori i SHBA mbajti një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha me fokus diskutimi pikërisht reformën në drejtësi.
SHBA dhe BE kanë kërkuar miratimin sa më parë të reformës pasi në të kundërt siç kanë thënë ambasadorët e akredituar vendi do të humbasë shumë.