Vendet e Ballkanit Perëndimor po planifikojnë të ndërtojnë 2 fabrika të reja të qymyrit dhe të centraleve të erës, në pesë vitet e ardhshme.
Ky vendim, i cili është në kontrast të mprehtë me angazhimet e tyre për të rritur pjesën e energjisë së rinovueshme, njoftohet nga organizata joqeveritare Bankwatch.
Kostoja e ndërtimit të impianteve të planifikuara të energjisë me qymyr arrin në mbi 4,5 miliardë euro (5 miliardë $), ndërsa investimet në projektet e planifikuara të erës shkon deri në 1.9 miliardë euro, nënvizohet në raportin e fundit të Bankwatch, ku citohet Shqipëria, Bosnje-Hercegovinën, Maqedonia , Mali i Zi dhe Serbia.
Planet e investimeve të Ballkanit Perëndimor janënë kontrast të fortë me situatën në BE, ku shumica e vendeve janë duke i dhënë përparësi ndërtimit të centraleve të reja me qymyr, ndërsa në shtetet e BE-së janë tashmë të fokusuar të energjia e rinovueshme. Për më tepër, citon raporti, ato janë në kundërshtim me angazhimet e vetë tyre për të rritur energjinë erinovueshme deri në vitin 2020, që të arrijnë diku në mes të 25 dhe 40% të nivelit të energjisë, si pjesë e detyrimeve të tyre sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Investimet në ndërtimet e centraleve të erës kanë qenë duke “u luftuar” në Ballkanin Perëndimor deri më tani, vinte në dukje raporti. “Arsyet për këtë janë të ndryshme dhe variojnë nga procedurat e palogjikshme tëlejeve dhe legjislacionit të pazhvilluar për shkak të mungesës së vullnetit politik për të lëvizur projektet përpara,” nënvizon raporti.
BW/d.i.