Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e thikave këtë mesditë në rrugën Llambi Bonata në kryeqytet.
Si pasojë e sherrit, shtetasi L.K, 20 vjeç është goditur me thikë duke u plagosur dhe fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur tashmë hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit mes të rinjve që sollën dhe vdekjen e njërit prej tyre. Autorët janë ende të lirë teksa policia po punon për kapjen e tyre. java/ a.k