• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjetet sociale “aprovojnë” këndin e lodrave tek Liqeni, “kryqëzojnë” Nishanin

by Java News
30/05/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet e para të këndit të lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit duket se kanë bindur jo vetëm skeptikët, por edhe një pjesë të atyre që e kundërshtuan atë për muaj me radhë. Mbështetja dhe komentet pozitive që albumi me fotot e këndit të lojërave i postuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, ka bere jehone jo vetëm në gazetat online, por në të gjitha rrjetet sociale. Aq sa në vetëm pak orë albumi është shpërndarë mbi 1500 herë dhe është komentuar e pëlqyer nga qindra përdorues të rrjetit social Facebook. 

Pjesa dërmuese e qytetarëve që kanë komentuar lidhur me këndin, kanë shprehur mbështetjen e tyre për punën e kryer, ndërsa nuk kanë nguruar të përgëzojnë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për këmbënguljen që pati për ndërtimin e këtij këndi.Komentet te Nishani

“Një mrekulli, për nipërit e mbesat tona, do gëzojmë edhe ne gjyshërit kur të shkojmë atje. Por jam i bindur që do shkojnë edhe ata që kundërshtuan, e do kënaqen, por edhe do bëjnë autokritikë në vetvete se bënë faje të rëndë që u kacafytën me policinë”, komenton në albumin e publikuar nga kryebashkiaku, Eqerem Cenaliu.

Ndërkohë që, një tjetër komentues që jeton jashtë vendit, Arjan Prendi, i kënaqur nga puna e kryer shprehet “Më falni se jetoj jashtë, nji pyetje kam: për këtë gjë fantastike u bë e gjithë ajo rrëmujë??”. “Mos harroni t’i bani ftese atyre qe qëlluan policet me gurë dhe dërrasa, qe ta shohin dhe pendohen për atë turpe që bënë. Ftoni kalamajtë e tyre qe ta shijojnë parkun por edhe “kontributin e prindërve”qe deshën ta pengojnë. Për kujtesë mos harroni ….!”, shkruan Qamil Llukaj.

“Një mrekulli! Më ka pëlqyer që në video dhe e kam dashur këtë kënd lojërash menjëherë. Shoqëria civile mund të protestojë për ajrin në Tiranë por jo për këtë kënd të mrekullueshëm lojërash për fëmijët. Bravo Erion! Sfida tjetër duhet të jetë cilësia e ajrit në Tiranë. Do doja shumë të dëgjoja që është ulur me kaq apo aq”, komentoi gazetarja, Magdalena Alla.

Por, nëse albumi me foto i këndit të lojërave është pëlqyer kaq shumë, qytetaret nuk kanë ngurruar të kritikuar qëndrimin që mbajti për këtë çështje, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. “Shumë bukur, mesa u duket negativët e shoqërisë civile me në krye karagjozin e Republikës nami e nishani qenka gërvirur së koti. Po tani çdo bëj krye karagjozi do e çoj parkun në gjykatë”, shkruan Dorian Lame.

Nishani postoi në faqen e tij në Facebook një album me foto nga këndi i lojërave kur ishte në ndërtim (të cilin edhe e ka sponsorizuar për të rritur shikueshmërinë), por komentuesit e kanë kryqëzuar me një lumë sulmesh, të cilat shpeshherë janë shoqëruar me tallje dhe shpoti ironike nga vetë Nishani.

Pas gjithë baltës, një gjë është e sigurt: Fëmijët e Tiranes do të kënaqen me 1 qershor!

Next Post

Dy qeveritë shqiptare takohen të premten në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In