Emigrantët e jashtëligjshëm në SHBA shpesh marrin përkujdesje më të mira sesa veteranët e ushtrisë së vendit. Kështu deklaroi Donald Trump para një grupi të madh motoçiklistësh në Uashington, duke premtuar se ai nuk do ta lejonte këtë që të ndodhte në të ardhmen.
Trump, tashmë i përzgjedhuri për kandidaturën preidenciale republikane, nuk ofroi prova për të mbështetur fjalët e tij, por analistët thonë se kjo është pjesë e fushatës për të pëmirësuar imazhin para ushtrisë dhe ish-ushtarakëve.
Vitin e shkuar, Trump shkaktoi zemërim duke sulmuar dosjen ushtarake të senatorit John McCain, një ish i burgosur lufte. Trump tha se Mekein konsiderohej hero lufte vetëm sepse ishte kapur rob gjatë konfliktit të Vietnamit dhe se atij i pëlqejnë ata që nuk i kapte dot armiku.
Por që atëherë, Trump, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, është përpjekur të riparojë dëmin duke nderuar veteranët dhe duke zhvilluar fushata për mbledhje fondesh për ta. Komentet e tij të fundit u bënë gjatë një akvitiviteti të organizuar nga motoçiklistët, shumica prej të cilëve veteranë lufte, për të kujtuar të bursogurit e luftës dhe të humburit në betejë.
Pavarësisht deklaratave të tij që shpesh kanë ngjallur debat, Trump vazhdon të ketë gjithnjë e më shumë mbështetje, pasi duket se njerëzit mendojnë se ai është një prej tyre dhe jo një politikan i regjur. Trump shkon drejt zgjedhjeve partiake të 7 qershorit në Kaliforni dhe Nju Xhersi pa kundërshtarët dhe thjesht për të rritur numrin e kandidatëve para konventës së korrikut, që do ta formalizojë si kandidat të partisë republikane për presidencën.
TCH/d.i.