Policia e Durrësit vijon kërkimet për të gjetur vendndodhjen e adoleshentes 16- vjeçare nga Sukthi, e cila u largua nga banesa 13 ditë më parë me të dashurin që kishte njohur në “Facebook”. Të paktën ky është dyshimi i ngritur nga policia, pasi ka gjetur një shënim të vajzës në kompjuter.
“Panorama” duke iu referuar policise, bën të ditur se ka identifikuar personin me të cilin është larguar Gazije Kazija, ndërsa ka dërguar agjentë të posaçëm në dy qytetet bregdetare: Sarandë dhe Vlorë, pasi ka informacione se “çifti” i arratisur ndodhet në Jug të vendit.
Adoleshentja u largua në mesnatën e 17 majit nga banesa, pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16- vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”. Personi në fjalë dyshohet të jetë një banor i zonës (djalë mbi 20 vjeç), por për arsye hetimore, policia nuk jep identitetin e tij dhe vijon kërkimet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa janë lajmëruar komisariatet e policive në rrethe dhe pikat kufitare. “panorama”
ma.me