Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë Durrës, ku mësohet të jenë përfshirë 5 makina, 3 me targa kosovare dhe dy me targa shqiptare.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihet sesa persona janë lënduar por raportohet për të plagosur dhe dëme materiale.