Një aeroplan i luftës së dytë botërore është rrëzuar në lumin e Hudson në mes të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.
BBC shkruan se avioni njëvendësh “P-47” u rrëzua 3.2 kilometra në jug të urës “Xhorxh Uashington”.
Më vonë, polumbarët kanë nxjerr një trup nga uji që besohet të jetë i pilotit.
Nuk është konfirmuar shkaku i rrëzimit, por raportohet se problemet në motor mund të kenë sjellë aksidentin.
Ky aeroplani ishte njëri nga tre aeroplanët që fluturuan nga një fushë në Farmingdle, në lindje të Nju Jork Siti.
Ata po merrnin pjesë në xhirimin e një video promovuese për të shënuar 75 vjetorin e Muzeut Amerikan të Forcës Ajrore./a.m.