Një ngjarje vërtetë shokuese ka ndodhur në Britani ku është vrarë një fëmijë vetëm 17-muajsh.
I mituri i vra nga i dashuri i nënës së tij, por ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur trupi i tij i’u nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, nga ku rezultoi fëmija kishte në gjak kokainë dhe kanabis.
Finnley Thomas vetëm 17-muajsh, ishte ekspozuar ndaj kokteileve të drogave të ndryshme nga nëna dhe i dashuri i saj 28-vjeçar Sean Buckley i cili akuzohet për vrasje.
Para se të vdiste fëmija ishte abuzuar duke i dhënë droga. Ende nuk dihet se për sa kohë ka zgjatur kjo situatë.
Backley akuzohet për vrasjen e fëmijës, ndërkohë nëna akuzohet për abuzim me drogëra në trupin e fëmijës, gjatë jetës së tij të shkurtër dhe fatkeqe.
Dyshohet se fëmija u vra me një karrige nga e dashuri i nënës./Javanews/a.m.