Inonezia ka miratuar një ligj të fortë kundër personave që kryejnë vepra pedofilie. Çdo person që kryen një krim të tillë ndaj fëmijëve do t’i nënshtrohet tredhjes kimike.
Ligji u dekretua një ditë më parë nga presidenti i këtij vendi.
Ky ligj u miratua pas disa veprave të rënda të bëra publike ku persona të ndryshëm kanë abuzuar me fëmijët.
Në muajin Mars, një 14-vjeçare u përdhunua në masë në ishullin e Sumatrës, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin e këtij vendi./a.m.