Manchester United e Real Madrid janë dy klubet e futbollit me vlerën më të lartë në Europë, me rreth 2.9 miliardë euro secili. Vlerësimi merr parasysh fitimet, popullaritetin, potencialin sportiv, të drejtat televizive dhe stadiumet në pronësi.
Dy vendet më të përfaqësuara në renditje janë Anglia dhe Italia, me nga shtatë klube secili. Klubet angleze kanë një vlerë 10.2 miliardë euro, pesë prej tyre në dhjetëshen e parë. Shtatë klubet italiane kanë një vlerës shumë më të vogël, me 3.069 miliardë euro.
Nga klubet italiane, Juventus vlen 983 milionë, më tepër se Milani (545 milionë) dhe Interi (399) të marrë së bashku.
Por vlera e përgjigthshme e shtatë klubeve italiane në 32 më të mirat (3.069 miliardë) është më e vogël se ajo e pesë klubeve të ligës spanjolle (6.639 miliardë, me Realin e Barcelonën mbi 2 miliardë secili) dhe e tre klubeve të Bundesligës (3.608 miliardë).
Duke kaluar në renditjen e qyteteve, Mançesteri është i parë falë United e City, me vlerën e përbashkët 4.525 miliardë euro, ndjekur nga Londra me Arsenal, Chelsea e Tottenham, 3.916 miliardë. Më pas Madridi, me Atletico e Real në shifrën e përbashkët 3.497 miliardë.
Milano, qyteti i vetëm me dy skuadra fituese të Champions League e Kupës së Kampioneve, renditet i teti, me 944 milionë euro.
D.I.