Deputeti Astrit Patozi kërkoi që vitin e ardhshëm të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale, krahas atyre parlamentare për të vendosur rregulla të reja sociale siç tha ai, pasi është e papranueshme që kryebashkiakë të inkriminuar e dënuar por edhe me nga 4 emra të drejtojnë qytetarët.
Duke iu drejtuar kryeministrit, Patozi tha se reformimi duhet5 të nisë nga zgjedhjet e më pas të miratohen një e nga një reforma në drejtësi, arsim shëndetësi etj
“Siç shtymë gjuetinë e njeriut mbi kafshët, të ndalim gjuetinë e njeriut ndaj njeriut, është më e tmerrshme dhe mizore. Ajo ka në shënjestër të varfrin dhe të pambrojturin. Hataja më e madhe është kur të dyja racat janë aleatë me njëri-tjetrin”,- tha Patozi duke kërkuar: “Të veçohemi nga trafikantët, vrasësit, hajdutët e shtëpive. Nuk e pranoj këtë standard të shpërfytyruar. Bilanci i ligjit të dekriminlaizimit me të dhënat e para është tronditës, dramatik bëhet më shumë po të kesh parasysh se rezultati mund të thellohet edhe më shumë”.
Sipas tij, “Kryeministri është kampion absolut në kërkimin me qiri të kontingjentit të krimit dhe veshjen e tyre me pushtet a thua se po qenë edhe 5 të inkriminuarit vipa shoqëria nuk duhet të shqetësohet”.
“Janë përzgjedhur kokërr më kokërr prej vetë Edi Ramës. Nuk kanë asnjë faj qytetarët se kur iu thua t’i ke kandidat ose një me 4 emra ose një spaçator, qytetari do i bindet zgjedhjes së kryetarit”, shtoi ai.
Më tej Patozi propozoi: “Të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, ta fillojmë me zgjedhjet, aty i kemi rrënjët e çdo infeksioni përfshirë krimin në politikë. Të fortët që kanë ardhur në parlament janë thirrur nën armë për të rrëmbyer votat me para të pista. Jemi shndërruar në një shtet qesharak. Ne të opozitës nuk arritëm ta ndryshojmë aq shumë për mirë sa kemi thënë, por s’ka pasur rilindje që kur Rama erdhi në pushtet bashkë me Metën. Unë po propozoj një të tillë, prej nesh priten akte të forta. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme lokale, se jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Pas zgjedhjeve miratohen brenda ditës reforma në drejtësi, peshkim, gjithçka arrihet. Propozoj një kontratë të re sociale, ndarje me veset dhe plagët e së shkuarës, këto janë rregulla të reja loje”, tha Patozi ndërsa ftoi kryeministrin Rama të “Të heqë dorë nga hilet e vogla provinciale në do të mbahet mend për diçka”.
BW/d.i.
Nje bravo te forte per Z Patozi
Tregon se eshte nje politikan dhe nje njeri i nivelit teper te larte
BRAVO