Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama kanë gati shtëpinë ku do të jetojnë pas përfundimit të mandatit në Shtëpinë e Bardhë. Zgjedhjet e reja në SHBA do të zhvillohen të martën pas të hënës së parë të nëntorit dhe presidenti i ri bën betimin e hyn në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar 2017.
Shtëpia e re e Obamës ka vlerën e 4.3 milionë dollarëve dhe ndodhet në njërën prej lagjeve më të mira në Washington. Si për t’i kujtuar Shtëpinë e Bardhë ku jetoi për tetë vjet, shtëpia e ardhshme është krejt e bardhë nga brenda.
E ndërtuar më 1928 shtëpia ka nëntë dhoma gjumi dhe tetë banjo.
Express/d.i.