Një grabitje ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë, ndërsa burime nga ky qytet bëjnë të ditur se pre ka rënë një argjendari.
Ende nuk dihet sasia e floririt të grabitur, ndërkohë që mësohet se dyqani ndodhet vetëm 40 metra larg komisariatit të policisë.
Autorët duke shfrytëzuar errësirën, kanë shembur murin e pasëm të dyqanit dhe më pas kanë kryer vjedhjen. Dyqani në fjalë tregtontë kryesisht flori të përdorur ndërsa policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen. (javanews.al / r.a)