Lajmi që deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka pranuar se ka marrë një ftesë për të qenë agjent i UDB-së, ka sjellë reagimin e parë të një deputeti të mazhorancës.
Në një status në Facebook, deputeti i PS-së, Erion Braçe ngre disa pikëpyetje që sipas tij lidhen pikërisht me ndikimin e serbëve dhe bashkëpunimet që ata kanë patur me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan Braçe:
“Një pyetje që kam prej 1990-tes që e bëj:
Përse UDB merr gjithnjë shtëpi me qira ne PD-në e Sali Berishës?
Nuk ka ngjarje të këtyre 26 viteve që të mos e lidhë Sali Berishën dhe PD-në, me UDB-në. Po ju kujtoj disa te renda; thyerja e embargos së naftës për Serbinë, vendosur nga OKB,
rrëmbimi, torturimi, vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, tregtia e armëve nën qeverinë e Sali Berishës me kompanitë shtetërore të Serbisë, të trashëguara prej ish Jugosllavisë, këshillimi për sigurinë kombëtare nga Damir Fazllic, varësia totale e sistemit tonë energjetik nga importet serbe, etj etj”, shkruan Braçe. (b.an)