Autoritetet franceze do të dislokojnë më shumë se 90 000 forca policie, xhandarë dhe agjentë të sigurisë private për shmangien e sulmeve terroriste gjatë kampionatit të futbollit Euro 2016, njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Bernard Cazeneuve.
“Objektivi ynë është që Euro 2016 të demonstrojë një grumbullim festiv, pasi duhet t’i dëshmojmë vërtetësi dhe transparencë francezëve. Me zero për qind masa parandaluese është 100 për qind rrezik, por 100 për qind masa parandaluese nuk është një rrezik zero”, deklaroi Cazeneuve në një intervistë për të përditshmen sportive franceze ”L’Equipe”.
“Ne do të ndërmarrim ç’është e mundur për të shmangur një sulm terrorist, jemi në fazë përgatitore për t’iu përgjigjur çdo forme kërcënimi”, pohoi ai.
Ai saktësoi më pas në platformën Twitter se më shumë se 77 000 forca policie dhe xhandarë, 1 300 agjentë të sigurisë private, një kontigjent prej 10 000 ushtarësh të operacionit ”Sentinelle” (të dislokuar prej vitit 2015 në luftën kundër terrorizmit) dhe 1 000 forca vullnetare të ndihmës së shpejtë do të mobilizohen nga data 10 qershor deri në 10 korrik. (javanews.al / r.a)