Kosova dhe Serbia i kthehen tavolinës. Beogradi ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel Ekspertësh.
Siç raportojnë mediat serbe, Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do t’i prijë delegacionit të Serbisë në këto bisedime, që do të zhvillohen më 26 e 27 maj në Bruksel, transmeton Koha.net.
Bisedimet do të mbahen në selinë e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme, ndërsa tema të bisedimeve do të jenë të gjitha çështjet e hapura në bisedimet e deritashme midis Beogradit e Prishtinës, ka njoftuar Zyra qeveritare e Serbisë për bashkëpunim me mediet.
Kurse nga burime të Qeverisë së Kosovës nuk ka konfirmim për vazhdimin e bisedimeve në datat e njoftuara nga Serbia. (b.an)