Surpriza përrallore që i dashuri i bëri Anxhela Martinit për ditëlindje, Angela Martini e cila e ka festuar ditëlindjen e saj në Maldive, është befasuar nga partneri i saj rumun. Dragos Savulescu i ka krijuar bukuroshes shqiptare një ambient shumë romantik me lule dhe petale trëndafili në një plazh, duke e bërë të ndihet si një princeshë e vërtetë.
Por, jo vetëm në plazh pasi që befasitë kanë vazhduar edhe në dhomën e hotelit, të cilën e ka xhiruar vetë modelja dhe ka bërë publike në llogarinë personale në Instagram.
“Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Sa romantike, sa ëndrra. I dashuri më i mirë në botë”, ka shkruar me këtë rast Angela në Instagarm.
Vlen të thuhet se i dashuri aktual i modeles shqiptare është miliarderi rumun, i cili njëherazi është producent dhe menaxher i aktorit hollivudian, Brad Pitt.
ma.me