• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 lekë nerva, 10 lekë grushte, vetëm 10 lekë

by Lorenc Vangjeli
25/05/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk ka kushtuar më shumë se dhjetë lekë. Aq sa është monedha e vogël prej metali të verdhë, e dhëmbëzuar anash dhe e lehtë sa humbet në xhepa; e pavlerë sa nuk i kursehet as prej kopracëve të lindur lypësave të lindur apo të shndërruar në të tillë për shkak të fatit të keq më shumë se prej zgjedhjes.

Dhjetë lekë, fiks dhjetë lekë ishte shuma që prodhoi sherrin e pabesueshëm mes shumë persoanzhesh të panjohur në një autobuz linje nga Tirana në Vorë. Mund të ishte dhe një linjë tjetër çfarë do. Sepse nuk është përjashtim skenari. Ndryshojnë vetëm aktorët dhe regjia, kurse shuma në lojë përgjithësisht është po e njëjta: dhjetë lekë.

“Qytetari dixhital”, sërish anonim, filmoi skenën dhe ndërkohë që priste që gjakrat e personazheve të ndizeshin, që i ndezur flakë gjaku i tyre të bëhej si barut i thatë, që baruti i thatë i tyre të shkrepëtinte mbi të njomë e të lagur përreth, pra, “Qytetari Dixhital” ishte gati  për të prodhuar një video disa minutëshe që të dëshmonte sa keq, sa rëndë dhe çfarë krize të pabesueshme ka shoqëria shqiptare. Një krizë që natyrisht nuk ka nisur dje, që nuk është sot në pikun e saj më të lartë dhe që nuk do zgjidhet nesër. Edhe nëse miratohet në formën e saj perfekte reforma në drejtësi që ka kohë që po pritet dhe shihet si çlirim i rradhës i vendit dhe ndërkombëtarët pa i shohin si zbarkimin në Normandi për Frontin e Dytë në Luftën e Dytë Botërore. Por kriza në Shqipëria nuk ka shërim edhe nëse 99 për qind e shqiptarëve të varfër bëhen më të pasur nga sa kanë qenë dhe një për qindshi tjetër i mbetur i të pasurve, bëhet më njerëzor, më pak i korruptuar, më i ndershëm me detyrimet fiskale dhe më i ndjeshëm ndaj mungesës dhe atyre që ju mungon ajo çfarë ata e kanë me shumicë.

Në autobuzin e linjës Tiranë – Vorë sherri nisi për diferencën për dhjetë lekë të biletës që një qytetar refuzoi ta paguajë. Dialogu është vështirë të kuptohet, por rrotull tij është gjithë Shqipëria.

Ishte Shqipëria indiferente.

Shqipëria tifoze me njërën dhe tjetrën palë.

Shqipëria që flet vetëm më zë të lartë.

Shqipëria që ka ngut dhe dhunë.

Shqipëria që përdor grushtin në vend të dialogut.

Shqipëria që është nervoze.

E gjithë kjo pamje për vetëm dhjetë lekë. Si për të kujtuar çmimin e barabartë me një monedhë metalike ngjyrë të verdhë nga ato që humbasin në xhepa të krizës së padurimit të sotëm që vjen nga e djeshme dhe do të vazhdojë dhe si trashëgimi e trishtuar në të nesërme. Dhjetë lekë të vetme nuk ju bëjnë më punë as lypësave, sepse vlerën e kësaj monedhe e ka ngrënë me kohë inflacioni. Por fiks dhjetë lekë mjaftuan për të treguar portretin e Shqipërisë nervoze dhe në stres. Nuk ka rëndësi kush e ka shkaktuar atë. Shkaku nuk është i panjohur, por pasojat i vuajnë të gjithë. Ky është leksioni i paguar me vetëm dhjetë lekë. Për fat, pa krisma kallashnikovi në serinë e tij të parë.

Next Post

Fier, arrestohet 25-vjeçari i kërkuar në Milano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In