Shkencëtarët kanë nisur edhe një tjetër luftë kundër tumoreve, meqë ata tani po tentojnë të testojnë potencialin e qelizave natyrale vrasëse të tumoreve.
The Sun shkruan se hulumtuesit në Australi identifikuan një mekanizëm i cili bën që qelizat imune të vrasësit natyral të tregojnë mëshirë ndaj tumorit, transmeton Gazeta Express.
Duke e ndryshuar këtë mekanizëm, u pa një efekt i madh në minj me kancer të lëkurës, prostatës dhe gjirit.
Vrasësit natyral kundër tumoreve bënë që të parandaloheshin metastazat vdekjeprurëse dhe shpërndarja e tumoreve në organet vitale të trupit.
Në rastin e kancerit të gjirit, rritja e tumorit u zvogëlua dukshëm.
Qelizat vrasëse natyrale janë qeliza të bardha të gjakut të specializuara, të cilat veprojnë si vrasës të sistemit imun. Puna e tyre është të lokalizojnë dhe të çrrënjosin qelizat në trup të cilat mund të përbëjnë rrezik për shëndetin. (b.an)