A ka ndonjë gjë që Xiaomi nuk mund ta bëjë? Kompania kineze, e njohur për bërjen e telefonave inteligjent të lirë por shumë të fuqishëm, bën gjithashtu dhe një ton pajisjesh të tjera, duke përfshirë një orë inteligjente të orientuar për fëmijët, një grup për palestër, një kuti media 4K, një tenxhere për gatimin e orizit (po, vërtet) dhe një skuter me vetë-balancim.
Tani, duke gjykuar nga një imazh i postuar në llogarinë Weibo të kompanisë, ai do të lëshojë gjithashtu një avion të telekomanduar.
Përveç një imazhi të një avioni të telekomanduar që duket si nga e ardhmja,i ngjashëm me një insekt, dhe një datë- 25 Maj- postimi nuk përmban asnjë informacion shtesë rreth pajisjes. Ngacmimi i javës së kaluar, i cili konsistonte vetëm në imazhin e një helike druri, ofroi edhe më pak për sa i përket detajeve.
Gjithsesi, Xiaomi është i njohur për pajisjet e hijshme dhe shumë të lira-kështu është e drejtë të supozojmë që avioni i telekomanduar të paktën do të ketë çmim të njëjtë- nëse jo më të ulët- me çmimet e avionëve të ngjashëm të telekomanduar, por do të dimë më shumë për këtë javën tjetër.krokodili.al