Shpërthen vullkani më i madh aktiv në Europë, Mali Etna i cili gjendet në Sicili të Italisë
Mali Etna gjendet në Itali në ishullin e Sicilisë. Shpërthimi i tij ka arritur lartësinë prej 3 mijë e 329 metra, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Shpërthimi më i madh i këtij vullkani që ka shkaktuar dëme të mëdha në vend, ka ndodhur në vitin 1669, ku ka shtyrë që mijëra persona të vendit të largohen nga aty. Pas këtij shpërthimi famëkeq, tërmete të mëdha kishin goditur zonën. (b.an)