Pas arrestimit të drejtorit juridik të Burgut të Shën-Kollit, nga ky institucion janë shkarkuar disa zyrtarë të tjerë. Pas lirimit të shtetasit Shuaip Zukaj, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka njoftuar se janë shkarkuar nga detyra punonjësit e administratës së burgut të Shënkollit në Lezhë.
Kjo pasi ata kanë pasur dijeni në lidhje me ngjarjen.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve janë shkarkuar nga detyra përgjegjesi i personelit Armando Loka, përgjegjësi i sektorit ligjor Dejvis Alihoxha, përgjegjësi i sektorit social Luan Alija, punonjësi i edukimit Jetmir Shahini dhe përgjegjësi i shëndetësisë Shkelqim Korbi./a.m.