Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, mbrëmë mbërriti në kryeqytetin e vendit, Hanoi, në kuadër të një vizite tre ditore, ku për nder të tij u organizua një pritje ceremoniale në Pallatin Presidencial.
Presidenti amerikan u takua me presidentin vietnamez, Tran Dai Quang dhe e uroi Vietnamin për progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur në vitet e fundit.
Obama theksoi se shpreson që vizita e tij të përforcojë marrëdhëniet bilaterale, ku tha se SHBA’ja kanë marrë vendim që të heqin embargon e armëve të cilën po e zbaton që nga lufta e Vietnamit, shkruan AA.
Ambasadori i Vietnamit në Washington, Pham Quang Vinh, theksoi se me vizitën e Obamës marrëdhëniet mes dy shteteve do të zhvillohen edhe më shumë.
Qeveria e Obamës me Vietnamin, në vitin 2013 kishte nënshkruar Marrëveshjen Bashkëpunim Strategjik, ndërsa në vitin 2015 Marrëveshjen e Vizionit të Përbashkët SHBA-Vietnam, citohet “GazetaExpress”. (b.an)