Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti kërkon që Komisioni për Demarkacion me Malin e Zi të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Raportimi i këtij Komisioni, sipas Halitit, duhet të bëhet para se Marrëveshja për Demarkacionin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, raporton “Koha Ditore”.
Këto komente Haliti i bëri në kohën e shtimit ë deklaratave të krerëve të vendit se Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, duhet dhe do të miratohet, siç thonë ata, si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. (b.an)