Administrata e burgut në Shënkoll të Lezhës ka liruar nga burgu Shaban Zukën nga Deçani, pa vendim gjykate, megjithëse ishte i dënuar me 20 vjet burgim për akuzën e vrasjes në Kosovë, shkruan Koha Ditore.
Lirimi i Shaban Zukës është bërë edhe pse në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zuka duhet të ekstradohej në Kosovë, pasi ishte dënuar nga gjykata e Kosovës për vrasje me 20 vjet burgim.
Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në një sqarim për mediat thekson se: “Në dosjen e të dënuarit nuk ka ekzistuar një vendim me masë sigurie për ekstradim në Kosovë në përfundim të dënimit të parë”. (b.an)