Pasditen e së shtunës rreth orës 18:34 në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti.
Sipas Institutit të Gjeo-Shkencave, epiqendra e tërmetit ka qenë në Maqedoni me magnitudë 5.1 balla dhe se është ndjerë në Tiranë 2.4 ballë.
Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare, bën të ditur se, epiqendra e tërmetit ka qenë 85 kilometra në jug-lindje të Shkupit në Maqedoni, pranë kufirit me Shqipërinë, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe magnitudë 4.8 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë më fort në zonat rreth Liqenit të Pogradecit dhe në zonën kufitare mes dy shteteve.
Në Tiranë toka është lëkundur në dy valë. E para ka zgjatur rreth 10 sekonda, ndërsa rasti i dytë, pak minuta pas të parës ka qenë më i shkurtër.